Skip to content
Kronikë

Aksidenti i 6-fishtë në Rrugën e Kombit, dy shtetas të lënduar

· 1 min lexim

Një aksident i gjashtëfishtë ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit. Bëhet me dije se në afërsi të fshatit Blinisht një kamion dhe 5 makina jan ëpërpalsur me njëra-tjetërën, ku fatmërisëht ka pasur vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë njoftojnë se janë lënduar lehtë dy shtetas. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.”, thuhet në njoftimin e policisë.