Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aksidenti fatal në Fushë Prezë: Arrestohet shoferi i betonieres, rezultoi pa patentë

13:00 20/03/2025
Reading Time: 2 min lexim
Aksidenti fatal në Fushë Prezë: Arrestohet shoferi i betonieres, rezultoi pa patentë

Ne foto: Tre nga viktimat

Shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, është arrestuar nga policia pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Fushë Prezë, ku humbën jetën katër të rinj. Ai akuzohet për tre vepra penale: “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

I riu nuk kishte leje drejtimi për mjetet e transportit të rëndë. Ai ka deklaruar se u largua nga vendi i ngjarjes pasi ishte i tronditur nga aksidenti.

Hetimet paraprake tregojnë se betonieria nuk kishte shenja dalluese ndriçuese në momentin që hyri në rrugën kryesore. Ajo vijoi lëvizjen për disa metra përpara se të përplasej me automjetin tip Benz, ku ndodheshin katër të rinjtë.

Nga të dhënat e deritanishme, mjeti tip Benz po lëvizte me shpejtësi të tejkaluar, çka mund të ketë ndikuar në përplasjen fatale. Pas impaktit të fortë, automjeti mori flakë, duke i marrë jetën Enejdi Laçit, Erildi Laçit, Enrikejd Kurtit dhe Andi Laçit.

Të rinjtë sapo kishin dalë nga aeroporti i Rinasit, ku kishin pritur Erildi Laçin, i cili kishte ardhur nga Gjermania.

Paralelisht, autoritetet po kryejnë hetime edhe mbi pronarët dhe administratorët e firmës që kishte punësuar Aleksandër Krrashin, për të verifikuar pajisjen e tij me leje drejtimi dhe përgjegjësinë e kompanisë në këtë tragjedi.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Apeli i GJKKO refuzon kërkesën për lirim të Safet Bajrit

Apeli i GJKKO refuzon kërkesën për lirim të Safet Bajrit

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English