Mesditën e sotme një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Qafën e Muzinës në Sarandë. Mësohet se për pasojë shoferja e mjetit, Etleva Bejko, 50 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Një makinë tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Vlen të theksojmë se një orë para të humbiste jetën tragjikisht në aksident, kishte hyrë live në “Facebook”, teksa tregonte rrugën drejt Sarandës. Bëhet fjalë për 50-vjeçaren Etleva Bejko, e cila jetonte prej 25 vitesh në Greqi.
Nëna e një djali po udhëtonte drejt familjes në Markat të Konispolit, kur makina e saj humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërsa ajo ndërroi jetë në vendngjarje. Në videon e publikuar nga viktima dëgjohet në sfond muzikë greke, ndërsa udhëtonte e vetme. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si është shkaktuar aksidenti.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.