Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Suharekë te Kosovës.
Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë dy persona, ndërsa u plagosën 4 të tjerë.
Të gjashtë personat janë shtetas shqiptarë.
Lajmi është dhënë nga kreu i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Zëdhënësi i policisë, Baki Krelani, sqaron se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një furgon.
Shkaqet e aksidentit janë ende të pazbardhura.