Skip to content
Kronikë

Aksident tragjik në Fier, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme, një aksident tragjik ka ndodhur në Fier.

Bëhet e ditur se automjeti tip “Opel” me drejtues 58 vjeçarin Agron Saba, banues në Patos, punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues individin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë punonjësi i policisë Agron Saba.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

“Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vlen të theksojmë se aksidentet rrugore janë shndërruar në një problematikë alarmante, teksa para dy ditësh Drejtoria e Pergjithshme e Transportit Rrugor bëri disa ndryshime në kodin rrugor. Shoferët e rinj nuk do të lejohen që të drejtojnë mjete me fuqi të lartë motorike në dy vitet e para të marrjes së patentës.

Ky është një nga ndryshimet e Kodit Rrugor që u miratua nga ligjvënësit në parlament.