Skip to content
Kronikë

Aksident tragjik në aksin Gosë-Vilë Bashtovë, humb jetën 28-vjeçari

· 1 min lexim

Përgjaket aksi rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë” nga një aksident i rëndë me pasojë një viktimë.

Policia bën me dije se shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.