Aksident përpara Kuvendit, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident me pasojë plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, pranë Kryesisë së Kuvendit. Një makinë ka përplasur një person që po drejtonte një biçikletë dhe ia ka mbathur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë.

Në pamjet e publikuara nga “Report Tv”, shihet i riu, i cili po qëndron ulur në rrugë.Në ndihmë i ka ardhur policia rrugore dhe disa kalimtarë të rastit, teksa në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca.

Shpërndaje
Share.

Komento