Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin pranë zonës së njohur si “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës, ku ka ndërruar jetë një pushues kosovar, i identifikuar me inicialet J.B., rreth 73 vjeç.Dyshohet se viktima ka pësuar atak kardiak teksa lagej në det ndërkohë katër ditë më parë, kosovari udhëtoi drejt Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushime në bregdet dhe fatkeqësisht do të kthehet e pajetë në vendin e tij. Janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë që pak ditë më parë një i moshuar tjetër u gjet i mbytur në plazhin e Shëngjinit ndërsa raportohej se bëhet fjalë për një pushues.
Mësohet se viktima ishte një i moshuar 75 vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të pushuar.