Një drejtuese automjeti ka humbur kontrollin ditën e sotme duke dalë nga rruga. Siç shihet edhe në video, makina ka përfunduar në trotuarin pranë zonës së stadiumit të qytetit Vlorës.
Ngjarja vuri në rrezik kalimtarët, por nuk është raportuar për asnjë të lënduar. Si pasojë e devijimit nga rruga, ka patur disa dëme materiale.