Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës 36 vjeç.
Drejtuesi i motoçikletës është shtetasi me iniciale E.L i përplasur nga mjeti tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin me iniciale A.M 50 vjeç.
Njoftimi i policisë
“Më datë 16.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.