Aksident në Sauk: Makina përplas dy të rinj me biçikletë (Foto)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti automobilistik pasditen e sotme tek mbikalimi i Saukut.

Sipas njoftimit të Policisë, më datë 22.05.2020, rreth orës 17:00, mjeti me drejtues shtetasin S.K ka goditur dhe dëmtuar dy çiklistët që po qarkullonin aty në afërsi, të cilët u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 22.05.2020, rreth orës 17:00, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me drejtues shtetasin S.K ka goditur dhe dëmtuar dy biçiklistët që po qarkullonin aty në afërsi, të cilët u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento