Skip to content
Kryesore

Aksident në Sarandë-Krane, inspektori humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga

· 1 min lexim

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Sarandë-Krane”. Punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja, inspektor D. M., duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga kryerja e testit të alkoolit, punonjësi i Policisë rezultoi 0.00 mg/l. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.