Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Roskovec, nga përplasja e dy makinave humb jetën drejtuesi i njërës prej tyre

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe ka humbur jetën drejtuesi i njërës prej tyre.

Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në Suk të Roskovecit, ku shoferi me iniciale R.H.   25-vjeç është përplasur me mjetin e shtetasit A.H 30-vjeç. Ky i fundit  është dërguar fillimisht në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë nga plagët e marra.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë 

Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.