Skip to content
Kronikë

Aksident në Pogradec, drejtuesi i ciklomotorit dërgohet në spital

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme, është regjistruar një aksident në qytetin e Pogradecit.

Një ciklomotor me drejtues shtetasin me inicialet V. B., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet A. L dhe për pasojë ai është dërguar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në hyrje të qytetit të Pogradecit, ciklomotori me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. L. Për pasojë ka marrë lëndime shtetasi V. B., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.