Skip to content
Kryesore

Aksident në Peqin, tre të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 në aksin Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Karinë. Dy automjete janë përfshirë në përplasjen, ku një prej tyre ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë, tre persona janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Peqinit për trajtim mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.