Skip to content
Kronikë

Aksident në Mullet të Tiranës, humb jetën pasagjeri, drejtuesi largohet nga mjeti

· 2 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme. Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën e Fikasit, në Mullet dhe si pasojë ka humbur jetën një person.

Shtetasi L.R. ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas është larguar, duke e braktisur makinën. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi O.S, që ishte edhe pasagjer në mjet. ai nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë teksa ishte duke u dërguar për në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në aksidentin tragjik.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.