Ditën e sotme para pak minutash një aksident ka ndodhur në aksin Krahës-Mallakastër.
Ngjarja ka ndodhur në afersi të fshatit Krahës Bashkia Memaliaj ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e tre personave dy prej të cilëve në gjendje mjaft të rëndë.
Ka qenë automjeti tip Mercedez-Benz me targa B123OO i cili është përplasur frontalisht me një tjetër autoveturë me një shpejtësi marramendëse. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe ndihma e shpejtë të cilat kanë transportuar për në Spitalin e Gjirokastrës . Po hetohen shkaqet qe sollën aksidentin tragjik.
Njoftimi i policisë Tepelenë:
Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Memaliaj – Krahës, në afërsi të fshatit Krahës, janë përplasur automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me autiomjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç banues në Përmet.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Kujtojmë se në muajin Shkurt 2022 numërohen 77 aksidente rrugore nga 79 aksidente të ndodhura në muajin Shkurt 2021, duke u ulur me 2.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në dymujorin e parë të vitit 2022 numërohen 184 aksidente rrugore nga 204 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 9,8 %.