Skip to content
Kronikë

Aksident në Lushnjë, një nga drejtuesit niset drejt spitalit

· 1 min lexim

Dy mjete janë përplasur këtë mbrëmje në kryqëzimin e unazës në Lushnjë.

Mjeti tip “Benz” me targa AB 517 LB është përplasur me mjetin tip “Skoda” me targa gjermane HA FC 3232 dhe si pasojë e përplasjes së fortë është lënduar një prej drejtuesve të mjeteve.

Ambulanca e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje e ka transportuar drejt spitalit të Lushnjës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti gjithashtu në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti ndërsa po punon dhe për disiplinimin e trafikut.