Një aksident është regjistruar ditën e sotem në afërsi të fshatit Helmes në Kolonjë.
Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin, shkruan “Panorama”.
Mësohet se një prej automjeteve të përfshirë në aksident, është një minibus i linjës Korçë-Tiranë, ndërsa tjetri një “Benz”.
Në moment e aksidentit, në minibus ndodheshin edhe pasagjerë.
Për fat të mirë, si pasojë e përplasjes nuk ka të lënduar.
Ndërkohë janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka shkuar në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.