Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Kolonjë, “Benzi” përplaset fuqishëm me minibusin me pasagjerë

· 1 min lexim

Një aksident është regjistruar ditën e sotem në afërsi të fshatit Helmes në Kolonjë.

Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin, shkruan “Panorama”.

Mësohet se një prej automjeteve të përfshirë në aksident, është një minibus i linjës Korçë-Tiranë, ndërsa tjetri një “Benz”.

Në moment e aksidentit, në minibus ndodheshin edhe pasagjerë.

Për fat të mirë, si pasojë e përplasjes nuk ka të lënduar.

Ndërkohë janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.