Skip to content
Kronikë

Aksident në Kavajë, përplaset për vdekje drejtuesi i motorçikletës

· 1 min lexim

Një makinë është përplasur me një motoçikletë në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, në Kavajë dhe për pasojë drejtuesi i motoçikletës, shtetasi me inicialet F.D. ka humbur jetën në vend. Ndërsa shtetësja I.G., drejtuesja e makinës ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.