Aksident në Itali, vdes mjeku shqiptar
Një mjek shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi është përfshirë në aksident dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Sipas mediave vendase, mjeku 66-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po udhëtonte me dy persona të tjerë në kohën kur makina tip “Benz Class’ u përplas me ndarësen e autostradës dhe më pas u rrokullis disa herë.

Përplasja ka qenë fatale për të, 66-vjeçari ka dalë nga xhami i makinës dhe ka mbetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.
Dy të tjerët u dërguan me shpejtësi në spital, ku raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe nuk kanë asnjë rrezik për jetën.