Skip to content
Kryesore

Aksident në Fier, makina përplaset me motorrin

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Skënderbeu” në Fier, ku një automjet ka përplasur një motorr.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorrit ka pësuar plagë të rënda.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Ambulanca ka transportuar të plagosurin në spitalin rajonal të Fierit, ku ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.