Skip to content
Aktualitet

Aksident në Bradashesh/ Po transportonte të burgosurin në gjykatë, furgoni i Burgjeve përplas karrocën me kalë

· 2 min lexim

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës rurale Bradashesh-Kusarth. Mësohet se në aksident është përfshirë një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili u përplas me një karrocë.

Sipas informacioneve të marra mësohet se furgoni, i cili transportonte dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, në gjykatë ka përplasur kalin që tërhiqte karrocën.

Nuk është e qartë ende se pse furgoni i Burgjeve kishte zgjedhur që të lëvizte në këtë aks rural. Ndërkohë që nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar, përveç kafshës, e cila ka ngordhur. Kujtojmë se Sanxhaktari është arrestuar bashkë me 3 persona të tjerë, në lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamçe më 30 korrik të 2020-ës.

Ende nuk dihen arsyet e plota që pse shkaktuan aksidentin e ndodhur por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut.

Burimet e para thonë se makina e burgut ka qenë me shpejtësi të lartë pasi ishte duke transportuar një të burgosur drejt urgjencës së Elbasanit, cka ka sjellë dhe përplasjen e ndërkohë policia ka krijuar perimetrin e sigurisë.

 NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 22.09.2021, rreth orës 12:20, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, është përplasur mjeti i Policisë së Burgut Bradashesh me një karrocë që tërhiqet me kafshë dore.

Nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.