Skip to content
Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Vdes një prej shoferëve, radhë kilometrike makinash deri tek ish-dogana

· 1 min lexim

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes së një automjeti tip “Audi” me një automjet “Fiat”, pranë zonës së Kasharit, ka humbur jetën njëri prej shoferëve të automjeteve.

Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit si dhe identiteti i viktimës nuk është mësuar ende.

Ky aksident ka shkaktuar edhe radhë të gjata kilometrike deri në hyrje të Tiranës, tek zona e ish-doganës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.