Aksident në aksin Tiranë-Durrës, ‘Benz-i’ përplaset me furgonin e pasagjerëve, plagoset…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident ka ndodhur në superstradën Tiranë -Durrës, ku një “Mercedes Benz” është përplasur me një furgon pasagjerësh.

Përplasja është regjistruar mëngjesin e sotëm, në afërsi të Sukthit.

Siç duket edhe nga fotot që janë publikuar nga “DurrësLajm.al”, automjeti tip “Benz” ka pësuar dëme të shumta materiale në pjesën ballore të tij.

Mësohet se, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer janë dërguar në spital për kontroll mjekësor dhe rezultojnë jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.

/Burimi: DurrësLajm.al/ GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento