Skip to content
Kronikë

Aksident në aksin Fier-Seman/ Përplasen dy makina, plagosen gjashtë persona

· 2 min lexim

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman. Dy automjete janë përplasur e për pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.

Sipas burimeve zyrtare nga policia drejtues i mjetit  tip “Benz”, ka  qenë një 16 vjeçar, ndërsa një 61 vjeçar në drejtimin e mjetit tip “Volksëagen”.” Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Volksëagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Mësohet se dy shoferët dhe katër pasagjerët janë dërguar për kurim në spitalin e Fierit. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë  i Policisë

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Volksëagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.