Skip to content
Kryesore

Aksident me vdekje në Gjirokastër

· 1 min lexim

Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, pranë “Urës së Kardhiqit”.

Sipas raportimeve të Policisë, një 62-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”, shtetasi Q. N., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.