Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në autostradëën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një këmbësore 63-vjeçare është përplasur nga një automjet në aksin që lidh Tiranën me Durrësin.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital. Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.