Skip to content
Të Gjitha

Aksident me pasojë vdekjen në Mamurras, makina përplas një 23-vjeçar me motor

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mamurras.

Mësohet se një mjet tip “Nissan” me drejtues shtetasin me iniciale E.Q.,është përplasur me çiklomotorin me drejtues R.Perskura, banues në Mamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale  E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.

Njoftimi I policisë 

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q.,është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.