Skip to content
Të Gjitha

Aksident i trefishtë në Tiranë/ Plagosen 6 persona

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Prezë tek Ura e Gjolës.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë 3 makina dhe si pasojë kanë mbetur 6 persona të plagosur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.10.2020, rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.