Aksident i trefishtë në Tiranë/ Një person i plagosur, ja detajet e para

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në rrugën Dervish Hima. Kanë qenë tre mjete që janë përfshirë në aksidentin e ndodhur dhe si pasojë ka mbetur i plagosur pasagjeri i njërit prej mjeteve. Policia bën me dije se shtetasi i plagosur me iniciale S.V. për momentin ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Një tjetër aksident më pasoja më të rënda ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Nga përplasja e fortë e dy automjeteve (një tip “Benz dhe një tip “Hunday”) mbetën të plagosur tre persona; dy drejtuesit e mjeteve, shtetasja K.R. dhe drejtuesi i mjetin “Hunday”, shtetasi I.Y., dhe pasagjerja e mjetit tip “Benz”. Ata u transportuan në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe u rapotua se ishin jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2021, në rrugën “Dervish Hima”, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Shpërndaje
Share.

Komento