Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës, në lagjen “Haxhias”.
Ngjarja ka përfshirë tre automjete dhe ka shkaktuar disa të plagosur, ndërsa një prej tyre raportohet të jetë në gjendje kritike.
Ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po u ofrojnë ndihmën e parë të lënduarve.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.