Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësoren (DETAJE)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sodës” në Vlorë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Bëhet me dije se makina drejtohej nga shtetasi 37-vjeçar P.I, ndërsa e vdekur në vend ka mbetur 75 vjeçarja S.G.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues  shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento