Aksident i rëndë në Shkodër/ Makina përplas fëmijën e mitur
Aksidentet e rënda janë kthyer në përditshmëri në vendin tonë, por këtë herë është përfshirë një fëmijë i mitur. Aksidenti ka ndodhur në Shkodër pranë Fushës së Druve, ku një automjet ka përplasur një…
Aksidentet e rënda janë kthyer në përditshmëri në vendin tonë, por këtë herë është përfshirë një fëmijë i mitur.
Aksidenti ka ndodhur në Shkodër pranë Fushës së Druve, ku një automjet ka përplasur një fëmijë të mitur i cili ka qenë duke ecur.
Nga ajo që mësohet, fëmija është transportuar menjëherë në spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ende nuk ka të dhëna rreth gjendjes shëndetësore të tij.
Dëshmitë e para thonë se makina ka tentuar që të devijojë nga rruga në mnëyrë që të shmang përplasjen me fëmijën, duke përplasur një tjetër automjet, megjithatë ende nuk dihen detajet e plota.
Tashmë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar për shkaqet e saj.
