Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme pranë urës së Gjoricës, në segmentin e Rrugës së Arbrit që kalon mbi lumin Drin, në Dibër.

Dy automjete janë përplasur frontalist me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur drejtuesit e të dy mjeteve.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.