Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme pranë urës së Gjoricës, në segmentin e Rrugës së Arbrit që kalon mbi lumin Drin, në Dibër.
Dy automjete janë përplasur frontalist me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur drejtuesit e të dy mjeteve.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.