Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Milot, 5 persona të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin rrugor Milot-Rrëshen ku janë përplasur dy makina.

Sipas të dhënave paraprake dy makina janë përplasur kokë më kokë tek Ura e Zogut në Milot.

Dy mjetet tip ‘Fuoristradë’ janë përplasur pranë urës së Zogut në Milot e për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, dy nga të cilët janë në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimin. Sipas të dhënave të para, shkak për aksidentit mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar.

Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije janë nisur me urgjencë drejt spitalit Ushtarak të Tiranës.