Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Lushnje, pas përplasjes mes dy motorëve humb jetën 54-vjeçari

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes, ku dy motorrë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së tyre, një nga drejtuesit, 54-vjeçari J.B, ka humbur jetën.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër F.K., 43 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka mbetur i plagosur.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.