Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në Kukës, katër të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Kukës, ku katër persona janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës 16-orëshe, në daljen e autostradës së Rrugës së Kombit.

Automjeti tip Benz, sapo kishte dalë nga autostrada, kur është përplasur me një automjet tjetër tip Toyota.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur dy pasagjerët dhe shoferi në automjetin Benz, si dhe drejtuesi i një foristrade tjetër.

Të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit të Kukësit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në këtë ngjarje është mungesa e ndriçimit të duhur në segmentin e aksidentit, pavarësisht se ekziston një sistem ndriçimi.

Ky segment i rrugës është shpesh burim aksidentesh, pasi lidh tre rrugë: daljen dhe hyrjen e Rrugës së Kombit, aksin Kukës-Shishtavec dhe hyrjen në qytetin e Kukësit.