Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në Korçë, këmbësori humb jetën

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kaluar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një këmbësor ka humbur jetën.

Sipas informacioneve nga policia, automjeti i drejtuar nga 37-vjeçari G. Ç. ka goditur viktimën pranë fshatit Symiz, në Maliq.

Identiteti i personit të ndjerë ende nuk është konfirmuar.

“Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti me drejtues shtetasin G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme”, njofton polica.