Aksident i rëndë në Gjirokastër, plagosen 5 persona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë janë aksidentuar 5 persona.

Mësohet se të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës, ku ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur pranë varrezave publike në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në të dalë të qytetit, midis Kordhocës dhe Gjirokastrës.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet. Dyshimet e para janë se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e lartë.

Shpërndaje
Share.

Komento