Skip to content
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën 24-vjeçarja

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Gramës.

Mjeti i cili drejtohej nga 48-vjeçari B. Greca është përplasur me një mjet tjetër.

Mësohet se një 24-vjeçare ka mbetur e pajetë. V.Greca është e reja nga Hasi që ndërroi jetë në spital. Një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet e aksidentit tragjik. Identiteti i viktimës apo i të plagosurve nuk është bërë me dije.