Aksident i rëndë në Elbasan: Plagoset çifti i turistëve izraelitë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një çift turistësh izraelitë është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se dy turistët, të cilët po udhëtonin me një motor me targa rumune, janë përplasur në unazën jugore të qytetit nga një mjet tip fuoristradë.

Dyshimet e para lidhur me shkakun e aksidentit janë se fuoristrada ka humbur kontrollin në momentin që motori i ka dalë përpara.

Sakaq, turistët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje
Share.

Komento