Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Durrës, ndërron jetë një i moshuar

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth  orës 15:35, në Rromanat ku shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë 

Informacioni paraprak:

Më datë 10.10.2020, rreth orës 15:35, në Rromanat, shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.