Aksident i rëndë në Dibër, vdes shoferi, plagosen dy pasagjerët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 35-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Dibër, në një aksident rrugor. Në aksin Kastriot-Arras ka ndodhur një aksident i cili ka rezultuar fatal për pasagjerin e automjetit.

Shoferi ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, duke mbetur vetë i plagosur së bashku me dy persona të tjerë, të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor në spital. Në spital ndërroi jetë dhe 34-vjeçari M.B.

Informacion paraprak i Policisë

Në aksin rrugor rural Kastriot-Arras, shtetasi L. Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku  si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento