Skip to content
Kronikë

Aksident i rëndë në Bulqizë-Shupenzë, plagoset drejtuesi i mjetit

· 1 min lexim

Pasditen e sotme një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë. Bëhet e ditur se drejtuesi imjetit me iniciale E.Z ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i lënduar .

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/informacion paraprak

Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, shtetasi E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.