Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e autostradës Thumane – Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një këmbësor 77-vjeçar, Rexhep Tamizi.
Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin ka larguar vendin e ngjarjes, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të identifikuar mjetin dhe drejtuesin e tij, si dhe për të zbuluar më shumë detaje rreth viktimës.
Njoftimi:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur shtetasin R. T., si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.