Skip to content
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Qafë Buall-Krastë, plagosen 4 minatorë, 1 në gjendje të rëndë

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në aksin Qaf Buall – Krastë ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 minatorë. Mësohet se minatorët ishin nisur për të shkuar në punën, në galerinë e kromit në Martanesh. Pas aksidentit ato janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Burime nga spitali bëjë me dije se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.