Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Vlorë, me pasojë vdekjen e një personi. “Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, një automjet që drejtohej nga shtetasi me inicialet Y.Xh., ka aksidentuar për vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar. Personi i aksidentuar mund të jetë rreth 50-vjeç, për shkak të përplasjes së fortë ai nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga uniformat blu në Komisariatin e Policisë së Vlorës. Gjithashtu në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë se pak më parë dy aksidente u shënuan në Tiranë, ku u plagosën dy persona të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Vlorë/Informacion paraprak
Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.